NGJARJE TRAGJIKE/ Dy anije me emigrantë përmbyten në brigjet e Libisë – raportohet për 4 të vdekur dhe 42 të zhdukur

Të paktën katër emigrantë u vranë kur dy anije që transportonin 95 emigrantë u përmbytën pranë brigjeve te Libisë të enjten, tha të shtunën Gjysmëhëna e Kuqe Libiane.

Varka e parë mbante 26 emigrantë nga Bangladeshi, katër prej të cilëve vdiqën, tha Gjysmëhëna e Kuqe në faqen e saj në Facebook.

Anija e dytë mbante 69 emigrantë, përfshirë dy egjiptianë dhe dhjetëra sudanezë.

Të mërkurën, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha se të paktën 42 migrantë u zhdukën dhe mendohet se kanë vdekur pasi një barkë gome u fundos pranë fushës së naftës Al Buri.

Libia është bërë një rrugë tranziti për emigrantët që ikin nga konflikti dhe varfëria drejt Evropës përmes Mesdheut që nga rënia e diktatorit, Muamar Gadafi, në vitin 2011 gjatë një kryengritjeje të mbështetur nga NATO.

Në deklaratë shtohet se Roja Bregdetare dhe Agjencia e Sigurisë Portale e Khums morën pjesë në operacionin e shpëtimit. Gjithashtu, trupat iu dorëzuan autoriteteve përkatëse bazuar në udhëzimet e prokurorisë  së qytetit.

Ndërkohë, më mesin e tetorit, një grup prej 61 trupash emigrantësh u nxorën në bregdetin në perëndim të kryeqytetit Tripoli. Ndërsa, në shtator, IOM tha se të paktën 50 persona kishin vdekur pasi një anije që transportonte 75 emigrantë sudanezë u përfshi nga flakët pranë brigjeve të Libisë.