Një apartament në zonën e Astirit, në Tiranë, është përfshirë nga flakët këtë të diel, duke shkaktuar panik te banorët.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes situata është vënë nën kontroll dhe nuk ka pasur persona të lënduar ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.









