NIS RRUGETIMI/ Ledion Liço konfirmon rikthimin në krye të Big Brother VIP Albania 5 – Moderatori ndan promon zyrtare

Nis udhëtimin e ri “Reality-Show” më i ndjekur në vend!

Big Brother VIP Albania është gati të hapë dyert për edicionin e tij të pestë, duke shënuar një tjetër sezon të shumëpritur në televizionin shqiptar. Pas javësh plot dyshime, raportime të paqarta dhe thashetheme të shumta, konfirmimi më në fund ka mbërritur: promoja zyrtare është publikuar dhe Ledion Liço rikthehet sërish në moderim.

Vetë Ledioni e shpërndau promon në rrjetet sociale, duke vulosur praninë e tij në krye të programit edhe këtë vit. Rikthimi i tij vjen në një moment kur BBVA vijon të ruajë statusin e spektaklit më të diskutuar dhe më të ndjekur në vend.

Sezoni i kaluar u veçua për një histori të pazakontë: Gjesti, artist nga Kosova, u eliminua nga Big Brother VIP Kosova dhe vetëm 24 orë më pas u bë pjesë e versionit shqiptar. Pas disa muajsh brenda shtëpisë së BBVA, ai arriti të triumfonte, duke u bërë fituesi i parë nga Kosova në këtë format.

Gjesti në studio pasi u shpall fitues

Në edicionet paraprake, fitorja i ka takuar Egla Cenos, Luiz Ejllit dhe Ilir Shaqirit — emra që kanë lënë gjurmë të forta në evoluimin e programit.

Me konfirmimin e Liços dhe me një audiencë që duket më e uritur se kurrë për surpriza, intriga dhe histori të reja, Big Brother VIP Albania 5 po hyn në sezon me pritshmëri të larta dhe një energji që premton të ndezë sërish bisedat në të gjithë vendin.