NENSHTRIMI/ Maduro kërkon paqe me SHBA: Populli venezuelian dhe ai amerikane të bashkohen për paqen

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro duket se po përpiqet që të bëjë paqe me SHBA-në mes tensioneve të shumta ditët e fundit. Maduro i bëri deklaratat për paqe gjatë një mitingu në Karakas, Maduro kërkoi fundin e luftërave të pafundme të SHBA-ve. Nga ana tjetër administrata Trump po shqyrton plane për të goditur objektet e kokainës dhe rrugët e trafikut brenda territorit venezuelian.

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro duket se po përpiqet që të bëjë paqe me SHBA-në mes tensioneve të shumta ditët e fundit.

Deklaratat vijnë ndërsa SHBA ka dërguar më shumë se një duzinë anijesh luftarake dhe rreth 15 mijë trupa në Karaibe, duke thënë se synon rrjetet e trafikut të drogës që nisen nga Venezuela. Karakasi, megjithatë, e sheh këtë si përpjekje për ndryshim regjimi.

Në një intervistë ekskluzive për CNN, gjatë një mitingu në Karakas, Maduro kërkoi fundin e luftërave të pafundme të SHBA-ve, duke deklaruar në spanjisht: “Të bashkohemi për paqen e Amerikave. Jo më luftëra të padrejta, jo më Libi, jo më Afganistan.”

Sipas CNN, administrata Trump po shqyrton plane për të goditur objektet e kokainës dhe rrugët e trafikut brenda territorit venezuelian, ndonëse nuk ka ende bazë ligjore për sulme të tilla.

Si kundërpërgjigje, Venezuela ka nisur një mobilizim të gjerë të forcave të armatosura dhe njësive vullnetare civile. Një imazh satelitor i datës 10 nëntor tregon barriera anti-tank në autostradën Karakas–La Guaira, rruga kryesore që lidh kryeqytetin me bregdetin.

Forcat e armatosura të vendit numërojnë rreth 123 mijë trupa, ndërsa Maduro pretendon se ka mbi 8 milionë rezervistë në milicitë vullnetare — shifër që ekspertët e konsiderojnë të ekzagjeruar.

Në përfundim të fjalës, Maduro u kërkoi të rinjve të qëndrojnë të bashkuar përballë “kërcënimit të pushtimit”, duke theksuar se “paqa është arma më e fortë e Venezuelës.”