ANTIDROGA/ SHBA godet tjetër anije të dyshuar për trafik narkotikësh – raportohen katër viktima

Forcat amerikane kanë goditur një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, duke vrarë të katër personat në bord. “Sulmi ndodhi në Karaibe dhe katër narko-terroristë u vranë, nuk ka të mbijetuar”, thanë autoritetet.

Mediat e huaja shkruajnë se Pentagoni ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi sulmin. Vërehet se që nga fillimi i shtatorit, forcat e armatosura amerikane kanë nisur sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër anijeve që dyshohet se përdoren për trafik droge.

Çminuesit e Koresë së Veriut vendosen në rajonin rus të Kurskut

Deri më sot, Uashingtoni ka marrë përgjegjësinë për 21 sulme që kanë vrarë 80 persona, përfshirë katër në sulmin e së martës.

Sulmet amerikane ndaj anijeve të trafikimit të drogës janë të ligjshme dhe nuk e ekspozojnë personelin ushtarak të përfshirë ndaj rrezikut të ndjekjes penale, tha të Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, duke hedhur poshtë akuzat për vrasje jashtëgjyqësore.