Drogë nga Spanja me destinacion shitjen në Fresk!
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në zonën e Institutit, pasi u kapën në flagrancë me 2.2 kilogramë kokainë. Sipas burimeve për mediat, të arrestuarit janë kushërinj me njëri-tjetrin, ndërsa identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike për shkak të vijimit të hetimeve.
Mësohet se dy të arrestuarit kishin planifikuar që lëndën narkotike ta ndanin në doza të vogla dhe ta shisnin në zonën e Freskut.
Gjithasht gjatë ndërhyrjes së policisë, ata tentuan të arratisen, por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në Institut.









