SAMITI NDER-QEVERITAR/ Në nisje të mbledhjes së përbashkët Shqipëri/Itali – Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Meloni

Kryeministri Edi Rama është u prit mesditën e sotme me ceremoni zyrtare në Romë nga homologia e tij italian Girogia Meloni.

Vizita e Ramës në Romë vjen në kuadër të Samitit të parë Ndërqeveritar Itali-Shqipëri.

Sot për herë të pare do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në Romë, mbledhje e cila shënon dhe nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve.
Shqipëria dhe Italia gëzojnë një numër të madh marrëveshjesh të nënshkruara apo projektesh të zhvilluara bashkërisht, në fusha si mbrojtja, shëndetësia, teknologjia, infrastrukturë, ekonomi e deri tek mbështetja për Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në vitin 2010, dy shtetet firmosën Deklaratën e Partneritetit Strategjik.