Në prag të nisjes së aksionit opozitar, Sali Berisha ka pritur në selinë e PD, sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Takimi zhvillohet në kuadër të organizimit që do të bëjë opozita.
Partia Demokratike do të organizojë protestë para Kryeministrisë kundër qeverisë, e cila mban në detyrë një zv.kryeministre, e cila është marrë e pandehur.
Në mesazhin dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, thuhet se pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli.
Lideri demokrat, Sali Berisha, njoftoi dje nisjen e një platforme parlamentare para Kryeministrisë ditën e hënë, 17 nëntor.
“Dita e hënë do të jetë dita e fillimit të parlamentit para Kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve. PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend, të situatës, të zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, ka vetëm një rrugë, protestë, protestë dhe vetëm protestë”, – tha Berisha









