Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën të dielën në 5 bashki. Celibashi u ndal te testimi i IA në numërimin e votave në Tepelenë. Ai e ka cilësuar si një testim të suksesshëm.
“Në bashkinë e Tepelenës testuan përdorimin e IA në numërimin e votave. Përdorimi i ishte një test teknik donim të shihnim sesa i dobishëm është në te ardhmen.
Test i kryer dhe ishte suksesshëm. Leximi dhe numërimi i fletëve u krye me sukses. Si një mjet te përshtatshëm te kontrollit te numëruesve, testi i kryer dje ishte i suksesshëm plotësisht dhe përmbushi pritshmërie e KQZ-së,” tha ai.









