REAGIMI/ PS fitoi 5 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme – Rama s’mban përgjegjësi për bojkotin e zgjedhjeve nga qytetarët: Dobësia ekstreme e opozitës, shiu …

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke përgëzuar kandidatët fitues të Partisë Socialiste në pesë bashkitë ku u zhvilluan votimet, Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë e Mat.

Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë dhe njëherësh kryetar i PS u shpreh se këto rezultate përfaqësojnë “pesë fitore dhe pesë arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët për besimin e tyre”.

Rama tha se dobësia ekstreme e opozitës, moti me shi dhe natyra e zgjedhjeve të pjesshme ishin arsyet për një pjesëmarrje të ulët në votime.

“Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës; Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave  dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës; Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve”, shkruan Rama në Facebook.

rama ps facebook fitorja ne 5 bashki

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

🌹🌹🌹🌹🌹5 bashki

🌹🌹🌹🌹🌹5 fitore

🌹🌹🌹🌹🌹dhe 5 arsye më shumë

për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.

Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;

Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave  dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;

Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.

#KRENARpërPS🇦🇱🌹🇪🇺