BALOTAZHET/ Reagon Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për media, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në shtatë komuna.

“Kjo është një sukses i LVV-së, natyrisht që kemi synuar edhe më shumë se kaq”.

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së”.

“Pra LVV-ja është ballafaquar me të përbashkëtën e tyre e cila është një situatë e paprecedentë në historinë elektorale të Kosovës”, shtoi ai.