MBYLLJA E QEVERISE/ Më e zgjatura ndonjëherë në kohë – Ofrohet propozim për zgjidhje nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve

Chuck Schumer, udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, të premten ofroi një propozim të ri negociues që synon të thyejë bllokimin e mbylljes së qeverisë. Ai tha se demokratët do të votonin për rihapjen e qeverisë nëse republikanët bien dakord të zgjasin subvencionet e kujdesit shëndetësor, të cilat do të skadojnë në fund të vitit, për një vit.

Në deklaratat e tij, Suber shpjegoi se me këtë propozim “ne nuk po negociojmë kujdesin shëndetësor gjatë mbylljes së qeverisë, gjë që Thune ka këmbëngulur se dëshiron”. Referenca e tij është për udhëheqësin republikan në Senat, John Thune.

“Populli amerikan do të marrë zgjatjen e lehtësimit tatimor që dëshiron”, shtoi ai.

Udhëheqja e Partisë Republikane nuk është përgjigjur ende, thekson Guardian. Por Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, deri më tani ka refuzuar të angazhohet madje edhe për të autorizuar një masë që do të zgjaste subvencionet e Obamacare. Shumë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve do ta kundërshtonin një propozim të tillë.

Thune ka thënë se pret të rifillojë punën gjatë fundjavës, me shpresën e arritjes së një marrëveshjeje për mbylljen e qeverisë. Ai tha gjithashtu se Senati do të votojë për një projektligj për të paguar punonjësit federalë, por nuk ka plane të menjëhershme.