Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në një takim që synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.
Gjatë fjalës së tij, Orban theksoi se lufta në Ukrainë është një nga çështjet më të rëndësishme për Hungarinë dhe se vendi i tij dëshiron të kontribuojë në përpjekjet për paqe.
“Do të donim të diskutonim me ju se si mund të kontribuojmë për t’ju ndihmuar në përpjekjet tuaja për paqe”, tha Orban gjatë deklaratës në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri hungarez shtoi se vizita e tij ka për qëllim hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Arsyeja pse jemi këtu është për të hapur një kapitull të ri midis marrëdhënieve dypalëshe të Shteteve të Bashkuara dhe Hungarisë”, u shpreh Orban.









