POST-ZGJEDHJE NE RMV/ Politologu Gjinali: Vërehet një fitore e konsoliduar e partisë në pushtet, VMRO-DPMNE …(VIDEO)

Politologu, Ardit Gjinali në një intervistë në Ora News u shpreh se në RMV vihet re një fitore e konsoliduar e VMRO-DPMNE.

Gjinali: Përsa u takon zgjedhjeve vendore, ne në radhë të parë jemi në dijeni të një fakti teorik që gjithmonë zgjedhjet vendore kanë dy interpretime Interpretimi në radhë të parë në rang të komunave të fituara dhe së dyti përsa i takon votës në nivel kombëtar që secila prej partive merr që përkthehet edhe në votën sa i takon nivelit të këshilltarëve komunalë apo këshilltarëve bashkiakë.

Përsa i takon nivelit të kryetarëve komunalë absolutisht që panorama është ajo që ju paraqitët.

Vërehet një fitore e konsoliduar dhe më shumë se e konsoliduar e partisë në pushtet, VMRO-DPMNE.