PENGMARRJA/ Dhunuan një person që ndodhej në arrest shtëpie – shoqërohen tre persona, midis tyre vëllai i deputetin Bledion Nallbati

Policia në Devoll ka shoqëruar në komisariat tre persona. Mësohet se i shoqëruar është Alti Nallbati, vëllai i deputetit të Partisë Demokratike Bledjon Nallbati, por edhe shtetasit Marsel Buci dhe Trajan Çeliku.

Mësohet nga burime kofidenciale se këta persona në fshatin Vishocicë kanë keqtrajtuar shtetasin Ilir Topçiu, i cili ndodhej nën masë sigurie “arrest në shtëpi”. Po ashtu burimet bëjnë me dije se autorët e kanë dhunuar Topçiun në mjediset e banesës së tij.

Ndërkohë, policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave dhe ka ngritur një grup hetimor për rastin.