VIDEO-LAJM/ Paraqitet në SPAK ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Basha ka hyrë në godinën e SPAK rreth orës 16:00, por deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi arsyen e paraqitjes së tij.

Burime të pakonfirmuata thanë se Basha do të pyetet për ngjarjet e 21 Janarit të cilat janë në hetim intesiv.