Është siguruar video e aksidentit të rëndë që ndodhi dy ditë më parë në bulevardin “Ismail Qemali”, ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj.
I riu, që po kthehej nga puna me motor, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra pas përplasjes fatale. Ngjarja ka tronditur qytetin e Vlorës, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.









