EMRAT/ Deputetët e PD që bashkë me Muçin e Qorit votuan për shkarkimin e Peleshit – pro shkarkimit edhe 2 nga mazhoranca ishin

Kuvendi rrëzoi me 79 vota kundër, 10 vota pro dhe 0 abstenim kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit, Niko Peleshi. Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim, i cili ishte i fshehtë.

Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu mësoi se nga Partia Demokratike morën pjesë në votim deputetët Ina Zhupa, Tritan Shehu, Bujar Leksaj, Jorida Tabaku, Elda Hoti dhe Tedi Blushi. Mori pjesë në votim edhe deputeti Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.

Në total nga opozita kanë marrë pjesë në votim 8 deputetë, ndërkohë që vota kundër janë 10.

2 deputetë,nga radhët e PS ose PSD kanë votuar gjithashtu pro shkarkimit të Peleshit.