FOTOLAJM/ Forumi i Paqes në Francë – kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron për darkën zyrtare në Pallatin Elysee

Kryeministri Edi Rama është pritur mbrëmjen e sotme nga Presidenti francez Emmanuel Macron për një darkë zyrtare në Pallatin Élysée.

rama ne france

Kreu i qeverisë ndodhet në Francë, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes që po zhvillohet në Paris.

rama macron1

Në këtë pritje morën pjesë edhe liderë të tjerë të ftuar nga Presidenti Macron, për të diskutuar mbi bashkëpunimin global.

Kryeministri Rama u pa në Pallatin Élysée i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Më herët gjatë pasdites, kryeministri shqiptar mori pjesë në një bashkëbisedim me Gilles Gressani Drejtor i “Le Grand Continent” me temë “Diplomacia në një botë të ndarë: Lidershipi rajonal dhe e ardhmja e multilateralizmit”, ndërsa më pas në një sesion të forumit së bashku me Macron dhe disa liderë të tjerë.

rama macron 4
macron rama
Rama macron linda rama pritje (2)