SUPERLIGA/ Flamurtari feston fitoren e parë – vlonjatët triumfojnë ndaj Vllaznisë

Flamurtari regjistroi fitoren e parë në Kategorinë Superiore, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin minimal 1-0 në javën e nëntë të kampionatit.

Në minutën e 40-të, portieri i Flamurtarit ndali një goditje të rrezikshme të Kallakut, duke mbajtur rezultatin e bardhë. Para përfundimit të pjesës së parë, Bolzan pati disa mundësi për vendasit, por pa sukses.

Në fraksionin e dytë, Flamurtari u shfaq më kërkues, por Pohls u bë protagonist me dy ndërhyrje vendimtare për Vllazninë. Nga ana tjetër, portieri i Flamurtarit u dallua me pritje të rëndësishme ndaj Balajt dhe Malës.

Ndeshja mori kthesë në minutën e 76-të, kur pas një aksioni të rrezikshëm për vendasit, arbitri akordoi penallti. Herald Marku e konkretizoi saktë, duke i dhënë avantazhin skuadrës vlonjate.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Flamurtari mori tri pikët e para të sezonit. Pas kësaj ndeshjeje, Flamurtari mbetet në vendin e fundit me pesë pikë, ndërsa Vllaznia ruan kreun e renditjes me 19 pikë.