KONFIRMOHET/ Tirana nuk po shkon në zgjedhje – Rama “tërheq” Manastirlliun, e përfshin atë në përbërje të Komisionit të Reformës Zgjedhore – ja anëtarët e PS në këtë komision

Është zbardhur këtë të mërkurë lista e anëtarëve të PS për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Socialistët do të drejtohen nga Damian Gjiknuri i cili do të jetë dhe bashkëkryetar.

Ajo që bie në sy në pëbërje të këtij komisioni është përfshirja aty e Ogerta Manastirlliut, e cila normalisht është zyrtarizuar si kandidate e PS për kryebashkiake e Tiranës.
Mesa duket mazhoranca është në pritje të një vendimi të Kushtetueses që do ta konsideronte antikushtetues vendimin për shkarkimin e Erjon Veliajt, duke konfirmuar zërat se proçedura e shkarkimit të tij është bërë qëllimisht në shkelje të kushtetutës me qëllim mbajtjen e Veliajt në detyrë deri në përfundim të mandatit të tij më 2027.

Ja përbërja socialiste e komisionit!

Damian Gjinuri-bashkëkryetar

Arbjan Mazniku
Bledar Çuçi
Ulsi Manja
Olsi Komici
Aurora Mara
Ogerta Manasterliu
Anëtarët zëvendësues

Aulona Bylykbashi
Ermal Pacaj
Ermal Elezi
Erion Malaj
Erjona Ismaili

Kujtojmë se këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë u miratua ngritja e Komisioneve të Posaçme me 113 vota për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale.