TERMET I FUQISHEM/ Lëkundje të forta godasin Turqinë – ja sa ballë ishte dhe ku ndodhej epiqendra

Një tërmet shumë i fortë ka goditur Turqinë mbrëmjen e sotme (27 tetor).

Forca e lëkundjeve raportohet se ishte 6 ballë i Shkallës Rihter.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti ndodhi në provincën Balikesir.

Madje është ndjerë në afërsi të Stambollit, pasi lëkundjet u ndjenë edhe ne zonën urbane dhe ishin shumë të fuqishme.

Nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz dhe materiale, por paniku mes qytetarëve ka qenë i madh.

termeti turqi