Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në cilësinë e njërit prej bashkëdrejtuesve politikë të fushatës për Bashkinë e Tiranës në Njësinë 5 ka bërë një paralajmërim të rëndësiëshëm.
Balla në Facebook shkruan se kandidatja për Tiranën Ogerta Manastirliu dhe Ministria e Mbrojtjes do të nisin së bashku punën për pastrimin e vendstrehimeve.
“Me Bashkinë Tiranë Ogerta Manastirliu me Ministrinë e Mbrojtjes do t’i japim një zgjidhje përfundimtare hyrjeve të vend-strehimeve, të cilat janë kthyer në një shqetësim të madh për banorët, si vend depozitimi mbetjesh apo dhe më keq akoma”, shkruan Balla.









