AKUZE PER KORRUPSION/ Abuzimi me tenderat – Ndreca nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO: Çështja t’i kalojë gjykatës së Tiranës

Abuzimi me tenderat për supervizimin e katër komisariateve të policisë, ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca i vetmi nga 15 të pandehurit që nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Përmes avokatit të tij, ish deputeti socialist ka kërkuar të gjykohet me procedurën e zakonshme dhe nga ana tjetër për të të kalojë çështja në Gjykatën Penale Tiranë, pasi ai ka humbur statusin si subjekt i posacëm.

Këtë të hënë, seanca gjyqsore u shty për shkaqe procedurale, ndërsa cështja ka kaluar për gjykim në themel.

Plarent Ndreca është marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”.

Procedurat e këtij tenderi janë kryer në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj.