EMRI/ Qëndroi 12 vite në arrati duke fshehur identitetin e vërtetë – kapet në Shqipëri “bosi i drogës” i dënuar në Itali me 29 vite burg

Armando Bako, u arratis në prill të vitit 2013 nga Italia, pas më shumë se 12 vitesh u arrestua në Shqipëri si pjesë e një hetimi nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Napolit të koordinuar nga Prokuroria e Napolit.

Ai ka qënë anëtar i një grupi të organizuar kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha të lëndëve narkotike, me rrugë furnizimi nga Kolumbia, Spanja dhe Shqipëria. Për këtë mori masën e dënimit me 29 vite burg.

Bako rezuktonte i zhdukur që prej 2013-ës, kur u lëshua urdhri i parë i ekzekutimit për burgosjen e tij, pas një dënimi me 22 vjet burg për të njëjtat krime.

Pas shumë vitesh hetime dhe bashkëpunime nme forcat policore ndërkombëtare , më në fund u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri, ku “drogmeni” përdorte emra dhe pseudonime të ndryshme për të mos “rënë pre” e policisë.

Edhe në kohën e arrestimit, Bako u përpoq ta fshihte identitetin e tij, duke u dhënë hetuesve shqiptarë një nga pseudonimet që kishte përdorur në të kaluarën për t’iu shmangur zbulimit.