HISTORIKE/ Fshati Lin pjesë e UNESCO – shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”

Fshati Lin i Pogradecit është bërë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se fshati Lin është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”.

MIRËMËNGJES

dhe nga fshati i bukur i Linit që sapo është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.