OPERACIONI/ SHBA godet anijen venezueliane me drogë – vret gjashtë “narko-terroristë” të kartelit Tren de Aragua…(VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump drejtoi një sulm ndaj një anijeje të dyshuar të kartelit venezuelian Tren de Aragua në Detin e Karaibeve, duke vrarë gjashtë persona të dyshuar si narko-terroristë, thanë zyrtarët amerikanë.

“Anija njihej nga inteligjenca jonë si e përfshirë në kontrabandën e paligjshme të narkotikëve, po kalonte tranzit përgjatë një rruge të njohur të trafikimit të drogës dhe mbante narkotikë,” njoftoi Sekretari i Luftës Pete Hegseth në X.

“Gjashtë narko-terroristë meshkuj ishin në bordin e anijes gjatë sulmit, i cili u krye në ujëra ndërkombëtare – dhe ishte sulmi i parë gjatë natës. Të gjashtë terroristët u vranë dhe asnjë forcë amerikane nuk u lëndua në këtë sulm”, shkroi Hegseth.