NGJARJE MAKABER/ “Ndihmë, ndihmë” – biznesmeni, baba i tre fëmijëve therret në mes të rrugës – qëllohet 10 herë me thikë (DETAJE-FOTO) 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, Romë, ku një biznesmen i identifikuar si Marco Veronese është qëlluar me thikë për vdekje.

Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 01:30 të mëngjesit të kësaj të enjte, ku në cepin e rrugëve Via Sobotino dhe Corso Francia 39-vjeçari u gjet i plagosur rëndë. Nga dëshmitë e dhëna nga personat të cilët ishin dëshmitarë të kësaj masakre, një burrë me kapuç, iu afrua biznesmenit dhe e qëlloi dhjetë herë me thikë dhe më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë njëri prej banorëve të zonës telefonoi ambulancën, por fatkeqësisht pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha Veronese nuk mundi që të mbijetonte.

 “Dëgjova dikë që thërriste ‘ndihmë, ndihmë’, por mendova se ishin fëmijët që po bënin zhurmë si zakonisht. Duhet të kisha zbritur poshtë, por për fat të keq jam mësuar me zhurmën e rrugës natën,” rrëfen Matteo, banor i zonës dhe banesës pranë vendit të ngjarjes.

“Ndihmë, ndihmë”, THERRET në mes të rrugës

Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja

Giorgia dhe Sofia, që jetojnë në apartamentin përballë shtëpisë së familjes së viktimës, tregojnë për momentet e vështira pas ngjarjes.

“Sot në mëngjes zbrita për në punë dhe pashë policinë. Fqinji im ishte aty pranë, e pyeta dhe më tha: ‘E kanë vrarë djalin tim me thikë’. Ishte shumë i dëshpëruar dhe mezi qëndronte në këmbë,” tregon Giorgia, nëna e viktimës. Vajza e saj shton: “Mbrëmë isha zgjuar dhe dëgjova dikë të thoshte: ‘Jo, ti kopil!’, pastaj filluan britmat…”

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Kush ishte Marco Veronese:

Marco Veronese ishte 39 vjeç dhe kishte kompaninë e tij pranë, në Corso Francia. Ai punonte si instalues i interfoneve dhe pajisjeve të mbikëqyrjes me video. Prej kohësh ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe ishte babai i tre fëmijëve të vegjël. Marco ishte pronar i kompanisë M & M Service, që ofron shërbime për instalimin e sistemeve të mbikëqyrjes me kamera.

“Ndihmë, ndihmë”, THERRET në mes të rrugës

Marco Veronese

“Ai na kishte instaluar kamerat në lokalin tonë dhe në barin Bermuda, që është afër,” tregoi Fabio, pronari i dyqanit të duhanit që ndodhet shumë pranë vendit ku u vra Veronese.

Tani karabinierët kanë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë dhe po i shqyrtojnë me kujdes për të rikonstruktuar se si ndodhi vrasja. Më e rëndësishmja, ata po përpiqen të identifikojnë autorin, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes.