Këtë të enjte në orën 10:00, nis faza e tretë e vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për procedurën e konkurrimit për hetues financiar pranë Prokurorisë së Posaçme.
Çështja hapi debate mbi angazhimin e prokurorit të posaçëm Klodian Braho si pjesë e komisionit, pasi njëherësh kandidon për drejtues të SPAK. Nga ana tjetër kandidat per hetues financiar është edhe Ditmir Hodaj, djali i anëtarit të KLP-së Zeqir Hoda, i cili është pjesë e 11 anëtarëve që voton për kandidatët për drejtues të SPAK.
Ulja e buxhetit për Arsimin dhe Shëndetësinë, Xhixho: Vendim i papërgjegjshëm
Ky i fundit tha në mbledhjen e kaluar të KLP-së se nuk sheh ndonjë konflikt interesi gjatë seancës për miratimin e emrave të 4 kandidatëve për drejtues të SPAK, por megjithëkëtë, ai nuk mori pjesë në votim, derisa të sqarohet çështja.
Në këtë situatë, kalimi i emrave të kandidatëve u bë me 10 vota, pra pa votën e Zeqir Hodës.
Burime konfirmuan se Klodian Braho është tërhequr nga ky komision që më datën 6 tetor, ditën që ka bërë edhe aplikimin dhe dorëzuar platformën për garën e vendit vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
Ndërkohë vlerësimi i kandidatëve për hetues financiar do të bëhet nga prokurorët Sotir Kllapi, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, ky i fundit zëvendësoi Brahon pas dorëheqjes.
Në fazën e tretë të konkurrimit janë kualifikuar 10 kandidatë në garë për 4 pozicione, të cilët në dy fazat e para të konkurrimit kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë.
Intervista e strukturuar me gojë me kandidatët për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar do të zhvillohet këtë të enjte, në datën 23.10.2025, në godinën e SPAK, dhe garuesit do të njoftohen individualisht për orën e caktuar për zhvillimin e intervistës.
Kandidatët njoftoi SPAK, që në dy fazat e para të konkurrimit nuk kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë do të njoftohen individualisht për rezultatet.
Rishikimi i Buxhetit/ Ulen fondet për Arsimin dhe Shëndetësinë, rriten për Infrastrukturën
KANDIDATËT PËR HETUES FINANCIAR
Enea Arben Sharr
Ermal Niazi Milori
Argjend Shefki Tota
Kreshnik Thimi Gjeçka
Gentian Nikollë Ndoi
Ditmir Zeqir Hoda
Ilir Bexhet Deda
Fotion Përparim Malaj
Klodian Nikolet Vasia
Lutfi Haxhi Minxhozi









