Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë, si përgjigje ndaj agresionit të saj në Ukrainë.
Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga presidenca daneze e radhës së BE-së, pasi Hungaria hoqi rezervat e saj për këtë paketë.
“Me kënaqësi të madhe njoftojmë se sapo u informuam nga shteti anëtar i fundit se është tani në gjendje të heqë rezervat për paketën e 19-të të sanksioneve. Si rrjedhojë, ka nisur procesi me shkrim për miratimin nga Këshilli. Nëse nuk ka kundërshtime, paketa do të miratohet nesër (e enjte) deri në orën 08:00 (ora lokale)”, thuhet në njoftim.









