Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu i tij britanik, Keir Starmer në kuadër të samitit të Procesit te Berlinit që mbahet në Londër. Rama u prit nga Starmer me ceremoni shtetërore. Siç shihet nga pamjet dy liderët e dy vendeve shtrëngojnë duart dhe më pas marrin pjesë në seancën plenare e samitit.
Në këtë samit merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili shihet në foto i ulur pak më tutje nga Rama. Kryeministri Rama gjithashtu është takuar me mbretin Charles III. Mbretëria e Bashkuar mirëpret këtë vit samitin vjetor të Procesit të Berlinit, me fokus te temat kyçe si emigracioni, siguria dhe zhvillimi ekonomik në rajon.









