RIKTHIM TEK PAQJA/ Hamasi i dorëzon Izraelittrupat e dy pengjeve

Forcat e Armatosura Izraelite, IDF morën së fundmi dy arkivole nga Kryqi i Kuq që mbanin trupat e dy pengjeve të vdekura. Hamasi ia dorëzoi trupat Kryqit të Kuq në pjesën jugore të Gazës.

Hamasi nuk i identifikoi pengjet. Ata kanë bërë me dije se trupat e dorëzuara janë gjetur këtë të martë. Pasi ushtria izraelite të marrë trupat, ato do të transferohen në Institutin Mjeko-Ligjor Abu Kabir në Tel Aviv për identifikim.

Hamasi ka liruar tashmë 20 pengje izraelite të gjalla dhe ka dorëzuar mbetjet e 14 robërve të tjerë në këmbim të gati 2,000 të burgosurve palestinezë sipas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi midis Izraelit dhe Hamasit më 10 tetor, bazuar në një plan me faza të paraqitur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.