Një vatër zjarri ka rënë në një prej bizneseve në afërsi të Leskovikut, të quajtur farma “Sotira”.
Sipas informacioneve paraprake dhe siç shihet nga pamjet në vendngjarje, mësohet se zjarri ka përfshirë një prej shtëpive të drurit që ky biznes argoturizmi ka.
Një zjarrfikëse nga Kolonja dhe një tjetër nga Leskoviku, së bashku me policinë e shtetit janë nisur drejt vendngjarjes.









