DENONCIMI/Spikeri i njohur i lajmeve në televizion vë alarmin për abuzimin me të – Dhimitër Gjoka akuzon median shqiptare: Kanë vjedhur zërin tim me inteligjencë artificiale

Një “jetë” në televizion si spiker lajmesh,
Gazetari Dhimitër Gjoka
Dhimitër Gjoka, gazetari dhe spikeri i njohur i lajmeve, i cili prej shumë vitesh i shërben informimit të publikut, është përballur së fundmi me një situatë shqetësuese, ku zëri i tij është përdorur në mënyrë të paautorizuar nga një media online.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Gjoka njofton ndjekësit dhe publikun se portali “BF Media” ka përdorur zërin e tij të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, pa asnjë marrëveshje, kontratë apo autorizim nga ana e tij.

Ai e dënon ashpër këtë veprim, duke e konsideruar një shkelje të rëndë të të drejtave të tij si profesionist dhe individ. Gjoka i kërkon hapur portalit në fjalë që të ndalojë menjëherë përdorimin e zërit të tij.

Në statusin e tij, ndër të tjera ai shkruan:

“Miq, fansa dhe dashamirës të mi, ju vë në dijeni se një portal i quajtur ‘BF Media’, kohët e fundit, pa dijeninë time, pa marrëveshje, pa kontratë dhe pa leje, përdor zërin tim të krijuar me inteligjencë artificiale në shumë nga materialet që publikon. Dënoj me forcë këtë veprim dhe publikisht i kërkoj të mos e përdorë më zërin tim në asnjë rast.”

Një “jetë” në televizion si spiker lajmesh,

Postimi i Dhimitër Gjokës