NDARJE NGA JETA/ Vdes i dënuari për krime lufte në Kosovë, Nebojsha Pavkoviç

Ish-gjenerali i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe i dënuari i Hagës, Nebojsha Pavkoviç, vdiq në moshën 79-vjeçare në Beograd, raporton Radio Televizioni i Serbisë.

Pavkoviç, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.

Ai e vuajti dënimin në një burg në Finlandë.

Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, Pavkoviç u lirua para kohe më 28 shtator, për shkak të shëndetit të tij të dobët.

Trajtimin, pastaj, e vazhdoi në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.