Tensionet mes Izraelit dhe Hamasit po rriten, ndërsa të dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
Sipas burimeve diplomatike, të dyja palët i janë ankuar ndërmjetësve për shkelje të kushteve të marrëveshjes.
Hamas pretendon se, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, më shumë se 20 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite.
Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza ka raportuar se katër persona janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit.
Ushtria izraelite vazhdon të mbajë nën kontroll më shumë se gjysmën e Rripit të Gazës.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë deklaruar më herët se hapin zjarr për të mbrojtur trupat e tyre në terren.
Ndërkohë, një tjetër çështje delikate mbetet kthimi i trupave të 19 pengjeve që, sipas autoriteteve izraelite, ende mbahen nga Hamasi.
Kjo mund të kërcënojë seriozisht armëpushimin e brishtë mes palëve.
Dy këshilltarë të lartë të Presidentit amerikan Donald Trump kanë deklaruar për mediat se ndërmjetësit “do të vazhdojnë të punojnë me vullnet të mirë” për të gjetur një mekanizëm për rikuperimin e trupave nga Gaza.









