Lëvizja Vetëvendosje ka vijuar replikat me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në një tjetër reagim të fundit po sot, një ditë para mbajtjes së protestës në mbështetje të UÇK-së në Tiranë, Lëvizja Vetëvendosje ngre disa pikëpyetje ndaj kryeministri Rama.
Ajo kërkon nga kryeministri shqiptar të deklarojë nëse e ka mbështetur Gjykatën Speciale dhe nëse Rama ka ngritur shqetësimet e padrejtësisë që po i bëhen Kosovës në Hagë, në OKB, në Këshillin e Evropës, në OSBE apo në NATO.
“Kryeministri Rama mund të përpiqet të nxirret me eskivazhe të padenja e përshtypje personale, ose mundet edhe të adresojë dhe përgjigjet shkurt e saktë në pikat kryesore që përmban deklarata e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Më konkretisht ai mund të tregojë:
- Ka ardhur apo jo me helikopter në Kosovë për të bindur deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale? Pra, a e ka mbështetur dhe shtyrë ai themelimin e Gjykatës Speciale?
“Po dëgjojmë që liderët e UÇK akuzohen për gj*nocid”, Berisha debat me Bidon: Turp të të vij o falsifikator…
- Cili ka qenë dhe vazhdon të jetë qëndrimi i LVV rreth Gjykatës Speciale? E ka votuar dhe mbështetur, apo e ka refuzuar dhe është përndjekur duke protestuar kundër themelimit të saj?
- Në cilat raste dhe në cilat data, në cilat organizata ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare me të drejta të plota, apo pjesëmarrëse në takimet zyrtare, Rama ka ngritur shqetësimet e tij rreth padrejtësisë që po i bëhet Kosovës në Hagë? Kur i ka ngritë këto shqetësime në OKB, kur në Këshillin e Evropës, kur në OSBE dhe kur në NATO?
Të tjerat janë vetëm për konsum personal e madje as për konsum të brendshëm politik. përmes zëdhënësit Arlind Manxhuka”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.









