MBESHTETJA E SPAK/ Superti takim me Dumanin: Së shpejti e presim në Bruksel të paraqesë arritjet e SPAK; të vijojë puna me të njëjtën vendosmëri dhe forcë edhe me kreun e ri

Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar sot një takim me Drejtoreshës së Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti

Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar sot një takim me Drejtoreshës së Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti.

Në fokus të takimit ka qenë puna e rëndësishme e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar.

Përmes një postimi në mediat sociale, delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri bëri të ditur se së shpejti pritet që Dumani të shkojë në Bruksel, ku edhe do të paraqesë arritje e SPAK.

“Së shpejti presim të mirëpresim z. Dumani në Bruksel, ku ai do të paraqesë arritjet e SPAK gjatë mandatit të tij, një kontribut i madh në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si edhe në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE”.

“Kjo punë thelbësore duhet të vijojë me të njëjtën vendosmëri dhe forcë edhe nën Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, përzgjedhjen dhe emërimin e të cilit do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër”, thuhet në postim.