“AVOKATI I POPULLIT”/ Pazar politik apo shpëblim? – Dash Sula merr “bekimin” e PS për të kandiduar? – Kush është ish-ministrja e PS-së që do ta ketë në garë 

Në mbledhjen e datës 13 tetor Komisioni i Ligjeve shpalli vakancën për pozicionin e Avokatit të Popullit, duke i dhënë mundësinë të interesuarve të depozitojnë dokumentacionin e nevojshëm për t’i kualifikuar si kandidatë, 20 ditë nga vendimi.

I pari që nuk fshehu ambicien për të kandiduar për këtë post ka qenë ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula.

 “Unë nuk kam frikë punën dhe jam i hapur të punoj. Për mua ka rëndësi integriteti dhe dinjiteti për të drejtuar një institucion dhe mua kjo nuk më ka munguar. Kjo është çështje karakteri, unë nuk jam njeri i vathëve që të rrij si delet”,tha Sula më herët ndërkohë që nëpër korridore “lart e poshtë” flitet se mazhoranca është e gatshme që t’i japë “bekimin” ish-deputetit të Sali Berishës i cili në zgjedhjet e 11 Majit nuk u fut në listën e sigurt nga kryedemokrati.

Web.Lajm ka bërë me dije së fundmi se socialistët janë të gatshëm të mbështesin edhe Etilda Gjonajn, ish-ministren e Drejtësisë që në zgjedhjet parlamentare nuk arriti që të siguronte mjaftueshëm vota për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

*Vlen të theksohet se deri më tani si kandidatura e Sulës, po ashtu dhe Gjonajt nuk janë të konfirmuara zyrtarisht!