PARKU I BESIMIT”/ Rama: Jemi përpara disa projekteve, do ta çelim këtë hapësirë për aktivitete të ndryshme 

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në fazën e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Koncept-Ideve për zhvillimin e “Parkut të Besimit”. Në fjalën e vetë, Rama ka deklaruar se janë përpara disa projekteve dhe do të zgjedhin kushdo që është më i mirë. 

Ndërkohë që ka shtuar se kjo hapësirë do të çelet për aktivitete të ndryshme dhe njerëz krijues. 

“Me shpresë së shpejti do të kemi mundësi të çelim këtë hapësirë për aktivitete të ndryshme dhe njerëz krijues. Po nisim të mendojmë në formë konkrete për dhjetëra projekte në zonën përreth. Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësire, është një transformim dhe nuk ka të bëj me fshirjen e së shkuarës. Parku i Besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje në çfarë besoni, por ju fton të vini dhe të mrekulloheni.

Këto pemë nuk u zgjodhën për bukuri, por qëndruan në hije të besimit dhe u kthyen në strehë për mëshirë etj. Kurani thotë se ai rrit bimësinë për kafshët, si dhe pemët dhe bimët për tu kujdesur për njerëzit. Ky park nuk është aspak një muze besimi, është një skrupturë e gjallë. Është një park që mbërthen besime e përkatësi, dhe në përmasat e vete modeste, ofron një vend ku askush nuk pyetet në çfarë ane qëndron,” tha Rama.