Një tjetër skuadër nga Afrika ka prerë biletën për në Botërorin 2024, duke u bërë e 20-ta që siguron pjesëmarrjen. Algjeria i është bashkuar sot Tunizisë, Marokut dhe Egjiptit si ekipi i katërt që siguronte biletën për pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishëm për ekipe përfaqësuese.
Algjerianët kanë mundur 3-0 në transfertë Somalinë dhe kanë prerë biletën si dominuesit e Grupit G të kualifikueseve afrikane, duke lënë pas Ugandën e cila tashmë lufton për vendin e dytë. Kësisoj, për Algjerinë erdhi kualifikimi i 5-të në histori.
Për herën e fundit, ata kishin shkuar në një turne të tillë madhor në vitin 2014, ndërsa eksperienca e tyre më e suksesshme në një aktivitet të këtij niveli ishte vendi i 13-të në Botërorin e vitit 1982.









