E RËNDË/ Masakrohet me thikë kryetarja e bashkisë – autori e qëlloi 16 herë dhe e la të “larë në gjak” para shtëpisë së saj 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani ku kryebashkiakia Iris Stalzer është sulmuar me thikë jashtë ambienteve të banesës së saj.

Sipas mediave të huaja mësohet se ngjarja është regjistruar në Herdecke ku kryebashkiakia e zgjedhur është qëlluar 16 herë me thikë.

Ka qenë djali i saj ai i cili kishte gjetur para shtëpisë nënën e tij të “larë në gjak”. Menjëherë ajo u dërgua në spital ku dhe mësohet se ndodhet duke luftuar për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kancelari konservator Friedrich Merz i cili u ka kërkuar autoriteteve hetime të thellua dhe ndëshkimin e autorit.

“Kemi marrë lajme për një akt të tmerrshëm në Herdecke. Duhet të hetohet shpejt. Kemi frikë për jetën e kandidates për kryetar bashkie dhe shpresojmë për shërimin e saj të plotë”,shkroi ai.

Deri më tani shkaku i kësaj ngjarje nuk dihet ende, ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që në shtetin gjerman sulmohet një zyrtar. Në vitin 2019, Walter Luebcke, një mbështetës i politikës së refugjatëve të kancelares së atëhershme Angela Merkel, u qëllua për vdekje nga një aktivist i ekstremit të djathtë ndërsa pinte një cigare natën vonë në tarracën e shtëpisë së tij.