MBYLLEN PARTITE E “REJA”/ Pas Lapajt edhe Shabani i “Nismës Thurje” bëhet njësh me Sali Berishën – mbështet kandidatin Florjan Binajn për kryetar bashkie

Nisma Thurje ka vendosur të mbështesë kandidatin Florian Binaj për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Nismës, kjo mbështetje bazohet në vlerat dhe përkushtimin e Binajt gjatë viteve të aktivizmit të tij. Florian Binaj ka qenë aktiv në mbrojtjen e interesave qytetare, duke marrë pjesë në protesta për Teatrin Kombëtar, lumin Vjosa, kundër rritjes së çmimeve dhe padrejtësive të tjera sociale.

Si gazetar, ai është dalluar për guximin në denoncimin e korrupsionit dhe për një zë të pastër dhe të pavarur në një kohë kur propaganda është përhapur gjerësisht.

“Nisma Thurje mbështet Florjan Binajn për kryetar bashkie. Sot, Kryesia e Nismës Thurje vendosi që në këto zgjedhje të mbështesim kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj. Ky vendim lidhet kryesisht mbi vlerat që Florian Binaj ka treguar në gjithë këto vite aktivizëm.

Si aktivist, Flori ka treguar përkushtimin të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve. Me të kemi protestuar përkrah në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të lumit Vjosa, në protestat kundër rritjes së çmimeve apo shumë padrejtësive të tjera sociale.

Si gazetar Flori ka treguar guximin për të denoncuar korrupsionin. Ai ka folur hapur, pa filtra. Në një qytet ku propaganda ka zëvendësuar të vërtetën, zëri i tij ka mbetur i pastër dhe pavarur.

Tirana ka nevojë për një frymë të re, për njerëz që nuk janë pjesë e sistemit që e ka rrënuar. Prandaj, jemi të bindur si kryetar bashkie Flori do i japë shpresë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Si këshilltarë bashkiak, do të ishte të punonim me kryetarin Florian Binajn për të siguruar ushqimin në shkolla, për transportin publik dhe për ta kthyer Tiranën në një qytet që i përket shumicës, jo interesave të pakicës.”