INCIDENTI/ Arrestohen dy djemtë e Valbona Selimllarit – goditën policisë

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku të rinjtë dyshohet se kanë ushtruar dhunë dhe kanosur efektivët

Dy djemtë e ish-misit shqiptar, Valbona Selimllari, u arrestuan në orët e para të së shtunës, pas një incidenti me forcat e rendit në kryeqytet.

Policia njoftoi se Deni Selimllari, 21 vjeç, dhe vëllai i tij, Kejni, 18 vjeç, goditën një punonjës policie për shkak të detyrës dhe më pas, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, shkatërruan pajisje sigurie.

Sipas të dhënave zyrtare, brenda dhomave të shoqërimit, dy të rinjtë thyen një kamerë sigurie dhe dëmtuan derën e ambienteve, duke kanosur gjithashtu punonjësit e policisë që ndodheshin aty.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç,” thuhet në komunikatën zyrtare.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”