DYSHIMET/ Gjendet i djegur një automjet në Tapizë – brenda makinës edhe dy armë zjarri

Një automjet është gjetur i djegur në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë.

Makina është gjetur të premten rreth orës 21:30, e djegur plotësisht dhe bëhet fjalë për një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër.

Paraprakisht ka dyshime se ka pasur përgatitje për atentat, ndërsa sipas burimeve deri më tani nuk ka raportime për ngjarje në zonën e Krujës.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që të jetë përdorur në ndonjë ngjarje që nuk është raportuar ende.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit; Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Me datë 03.10.2025: rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”