HETIMI/ Ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në SPAK

Agim Ismaili, ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Më parë, ai është pyetur si person në dijeni në lidhje me të paktën dy dosje hetimore.

Ende nuk janë zbuluar arsyet e thirrjes së tij nga prokurorët e posaçëm, por pritet që detajet të bëhen të ditura në vijim.

Pas daljes nga SPAK, Agim Ismaili nuk pranoi të prononcohet për mediat.