GARA PER TIRANEN/ Dalin emrat që diskutohen si kandidat të mundshëm. ASHM në kontakt edhe me Lapajn dhe Shabanin

Opozita nxjerr emrat që diskuton si kandidat për Tiranën. PD
Ditën e sotme kanë dalë emrat e parë që opozita po diskuton për të nxjerrë përball Ogerta Manastirliut. Mësohet se në takimin e zhvilluar sot mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike si dhe përfaqësuesve të Partisë Mundësia, janë diskutuar emrat e Edlira Çepanit, Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj.

Megjithatë emrat pritet të diskutohen edhe me partitë e tjera opozitare ku dhe në këtë drejtim ka pasur zjvillime.

Mësohet se Flamur Noka ka zhvilluar vetëm një bisedë telefonike me kryetarin e “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, por ky i fundit ende nuk është gati ta takojë. Lapaj ka kërkuar që të marrë më parë mendimin e strukturave për një koalicion të mundshëm për zgjedhjen e parakohshme e më pas do bëjë me dije vendimin.

Gjithashtu edhe Endri Shabani është takuar vetëm me Ilir Alimehmetin, me të cilin ka konsumuar një kafe, por as me kreun e Nismës Thurje nuk ka ende datë për takim zyrtar me grupin negociator.

Të mandatuarit e Sali Berishës pritet të kenë një takim edhe me Shpëtim Idrizin e PDIU.