DAKORTESI/ Takimi me Trump – Netanyahu: E mbështes plotësisht planin për Gazën! Hap vendimtar drejt paqes në Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, e ka cilësuar takimin e sotëm me Presidentin Donald Trump si një hap kyç, jo vetëm për t’i dhënë fund luftës në Gaza, por edhe për të hapur rrugën drejt paqes në të gjithë Lindjen e Mesme.

“E mbështes plotësisht planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Gaza,” tha Netanyahu, duke iu referuar planit 20-pikësh të paqes të propozuar nga Trump.

Sipas tij, ky plan do të sigurojë që Izraeli të mos jetë më nën kërcënimin e Hamasit.

Kryeministri Netanyahu tha se të gjitha pengjet, si të gjalla, ashtu edhe të vdekura, duhet të kthehen brenda 72 orëve.

Ai shtoi se të gjitha palët po u jepet shansi ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore, por nëse Hamasi refuzon planin, ose nëse pretendon ta pranojë e më pas nuk e zbaton, “ne do ta përfundojmë punën”, tha ai.

“Kjo mund të bëhet në mënyrë të lehtë, ose mund të bëhet në mënyrë të vështirë, por do të bëhet,” theksoi Netanyahu.