Personi në foto Muharrem Tartari, është punonjësi i bashkisë, të cilit në dy raste i është falcifikuar firma duke nënkuptuar prezencën e tij në mbledhjet e komisionit të vlerësimit të ofertave (KVO).
Tartari, aktualishtë është punonjës i bashkisë Ersekë por sipas dosjes së SPAK, ai nuk ka qënë prezent në këto mbledhje, ku ndaheshin paratë publike tek kompanitë private qe preferohezhin nga kryetari Erion Isai.

Muharrem Tartari
Komisionet e vlerësimeve të ofertave ishin thjeshtë një formalitet ku antarët edhe pse nuk ishin prezent firmosnin sipas deshirave të kryebashkiakut.
Muharrem Tartari, është rasti flagrant i keqbesimit dhe abuzimit me pushtetin që bën Erion Isai në bashkinë periferike të Ersekes.
SPAK ka marrë në procedim edhe 7 persona të tjerë, përfshirë administratorët e shoqërive të përfshira në projektet për ndërtimin e rrugëve, ndërsa hetimet kanë nxjerrë në pah se shumica e procedurave të tenderëve të shpallur nga Bashkia Kolonjë kanë qenë të paracaktuara, duke çuar në përfitime të paligjshme dhe shpërdorim të fondeve publike.
Në biseda del i qartë orientimi nga bashkiaku tek administratorja për të kryer veprime me dokumentacionet, me qëllim manipulimin apo falsifikimin e tyre.
“Nga aktet e administruara, nga këqyrja e aktit të ekspertimit telefonik të aparatit celular të sekuestruar të pandehurës Entela Çano, akti nr.273, datë 14.12.2020, prova të marrë nga një procedim tjetër, kanë rezultuar rrethana për veprime të kundraligjshme të autoritetit kontraktor, titullarit të autoritetit kontraktor dhe personave zyrtarë të tjerë të autoritetit kontraktor, anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike, si dhe anëtarët e njësisë së prokurimit, para dhe gjatë zhvillimit të procedurës së prokurimit me objekt “Loti Nr.2 Mbikëqyrje Punimesh Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshatrave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”, me nr. REF REF-74151-10-06-2020”, thuhet mes të tjera në dosjen hetimore.y
Rruga besohet se ka dalë nga projekti, në parametra dhe cilësi, qëllimisht me ide përfitimi financiar nga të dyshuarit.
“Konkretisht janë zhvilluar biseda në aplikacionin “Whatsapp” midis të pandehurës Entela Çano, administratore e shoqërisë fituese të kësaj procedure prokurimi “A&E Engineering” sh.p.k., shtetasit Erion Isai, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kolonjë, njëkohësisht titullar i autoritetit, shtetasit Armand Tafili, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Kolonjë, njëkohësisht përgjegjës i njësisë së prokurimit, shtetases Erjona Bujupi, punonjëse e shoqërisë së të pandehurës Entela Çano, “A&E Engineering” sh.p.k.
Sakaq, SPAK vazhdon hetimet për të zbardhur më shumë detaje mbi këtë çështje dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet. Kryebashkiaku Erion Isai dhe të tjerë të pandehur përballen me akuza për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit për tenderat.
Bisedat e zbardhura nga SPAK mes Isait dhe Çanos:
Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon mesazh Entela Çanos:
“Miremengjes, shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj Enteles. Vetëm rrjeti jashtëm deri depo fi 250 në 20 bar është 18755 ml X 6793 leke = 127402715 pa tvsh kurse pesari fi 200 me gjatësi 1880 X 4747 leke = 8924360 lekë.”
Në orën 10:06, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Mirëmëngjes, ok. Mi dërgo. Ok të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne, reduktim parametrash”.
Në orën 10:08, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Sa më shpejt s plis…”
Në orën 10:09, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Ok… pa merak… Pa problem.”
Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell mesazhin:
“Me duhet lista me emrat e fshatarëve dhe vendet për çdo fshat vëlla. Një zjarri te lutesh…”
Në orën 15:01, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Ju vell…!”
Në orën 21:22, Erion Isai i shkruan përsëri Entela Çanos:
“Të ndonjë fshati? Të ndonjë fshati?”
Në orën 21:24, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Nesër paradite mendoj se mund të kemi diçka.. po sforcohemi shumë për të arritur vlerën..230 me tvsh..jam e saktë ? Ma konfirmo të lutem”.
Në orën 21:24, Erion Isai i dërgon mesazh:
“330 Është max.”
Në orën 21:25, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Shqyr…?”
Në orën 21:28, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Pls… zjarrrr… Se nesër duhet me i printu t’i vulos ktu te Unë. Të premte mëngjes herët. Duhen dorëzu.”
Në orën 21:29, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj që do t’i jem korrekte…por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën..”
Në orën 21:29, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Ishte teeepeeeeee e lartë”
Në orën 21:30, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Me 5 aspra tha ai do verë të mirë miku…shprehje gjermane.”









