FTESA PER VIZITE/ Osmani takohet me zyrtar të lartë të Vatikanit – fton Papa Leon të vizitojë Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet e Selisë së Shenjtë, Kryepeshkopin Paul Gallagher.

Osmani, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, tha se me Gallagher theksoi angazhimin e saj për marrëdhënie më të ngushta dhe më të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë.

Për më tepër, ajo thotë se ka shprehur shpresën se nën udhëheqjen e Papa Leo XIV, do të ndërmerren hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, duke e ftuar Papa Leo të vizitojë Kosovën.

“Gjatë qëndrimit në New York, takova Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher. Pas hapjes së Misionit tonë në Vatikan, theksova përkushtimin tonë për marrëdhënie edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë.

Po ashtu, shpreha shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën”, shkruan Presidentja Osmani.

Kliko linkun:👉 https://www.facebook.com/share/p/14MmypJMX3A